Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË NË “OLD TRAFORD”/ Mjafton një penallti, “Topçinjtë” zhytin poshtë në renditje Manchester United

Arsenali ka fituar një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Manchester United. Ekipi i Mikel Artetës mposhti 0-1 në “Old Traford” ekipin e Ole Gunnar Solskjaerit. “Topçinjtë” i japin fund ecurisë negative dhe fitojnë me meritë të plotë.

Manchester United dhuroi shumë pak në fushën e lojës. Arsenali ishte më i rrezikshëm dhe dominoi kundërshtarin, pavarësisht se nuk arriti të dilte te goli. “Djajtë e kuq” e dhuruan vetë ndeshjen, pasi ishte Pogba që bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Bellerinit në minutën e 68′.

Aubameyang mori përsipër goditjen e 11 metërshit dhe shkundi rrjetën për 0-1. Një gol që qëndroi në fuqi deri në minutat e fundit të lojës dhe i dhuroi 3 pikë ekipit të Arsenalit.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin Leicester, Jota shkruan historinë

Delo.autor

Batuta e komedianit italian me emrin e Hysajt është epike (VIDEO)

Sadik.Autor

“F**K LIVERPOOL”/ Tifozja e United provokon fansat e “The Reds”, ja çfarë shkruan mbi gjoksin e saj

Delo.autor

Leave a Comment