Futboll La Liga Sport

SUPERKUPA E SPANJËS/ Katër skuadra në duel, ja shteti ku do të luhet…

Klubet e La Ligës, Real Madrid, Barcelona si dhe Atletiko Bilbao dhe Real Sociedad do të marrin pjesë në Superkupën e Spanjës që do të mbahet në Arabinë Saudite në janar të 2021.

Ky lajm është publikuar nga e përditshmja spanjolle “Diario AS”. Real Madrid dhe Barcelona do të paraqiten në turneun me katër skuadra si respektivisht kampionë dhe nënkampionë të La Liga-s. Ndërsa Atletik Bilbao dhe Real Sociedad do të jenë në veprim si finalistët e sezonit të kaluar në Kupën e Mbretit.

Gjysmëfinalet do të luhen në qytetin e Jeddah në 13 dhe 14 Janar ndërsa finalja do të luhet më 16 janar. Sezoni i kaluar ishte edicioni i parë i Superkupës të luajtur në Arabinë Saudite dhe pa Real Madrid të fitonte trofeun.

Barcelona u mund nga Atletiko Madrid në gjysmëfinale 3-2, një rezultat që përfundoi duke i kushtuar Ernesto Valverde postin e tij.

“Galaktikët” mundën Valencian në gjysmëfinalen tjetër dhe më pas mposhtëm rivalët e qytetit Atletikon në finale. Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, Federata Spanjolle e Futbollit mbetet i “etur” për të luajtur Superkupën në Arabinë Saudite këtë janar dhe si i tillë po shtyn përpara me marrëveshjet.

Related posts

Lewandowski shpallet bindshëm golashënuesi më i mirë në Bundesligë

Sadik.Autor

SHKARKOHET NËSE NUK FITON TITULLIN/ Koeman pritet t’i mbarojë koha. Drejtuesit kontaktojnë ish-legjendën “katalanase”…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Vlonjatët dominojnë të parën, vendosin Bushiç e Torasa (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment