Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Real Madrid del në siperfaqe, mposht me përmbysje “Zikaltërit” e Contes

Real Madridi ka treguar dhe njëherë maturi më të madhe duke fituar me Interin me rezultatin 3-2. Një triumf shumë i rëndësishëm për madrilenët që gjejnë fitoren e parë pas barazimit dhe humbjes në ndeshjet e para në grupin B.

Interi nga krahu tjetër i komplikon shumë situatat vetes në grup duke rrezikuar seriozisht. Ekipi madrilen gjeti golin e parë me anë të Benzemasë. Sulmuesi francez gjeti golin në minutën e 25′, pasi një top i doli para portierit. Ramos dyfishoi shifrat në minutën e 33′. Mbrojtësi gjeti golin me një goditje me kokë, por iu kundërpërgjigj menjëherë Lautaro.

Sulmuesi mori një top fantastik nga Barella që pasoi me finte dhe argjentinasi nuk gaboi për 2-1. Interi arriti të barazonte rezultatin në pjesën e dytë në minutën e 69′ me anë të Perisicit. Kroati mori një pasim nga Lautaro dhe nuk gaboi. Vendasit gjetën golin e fitores me anë të Rodrygos. Braziliani mori një pasim perfekt nga Vinicius Junior në minutën e 80′ dhe me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë për 3-2.

Related posts

E BUJSHME/ I kërkoi 8 milionë euro Milanit për rinovimin, Donnarumma do të përfitojë më pak me PSG-në

Delo.autor

Çudia në Angli, lojtari kryen rivënien anësore brenda fushës dhe askush nuk e vë re (VIDEO)

Sadik.Autor

PLASIN POLEMIKAT NË ANGLI/ Ja momenti kur arbitri anulon gabimisht golin sepse ngatërroi… lojtarin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment