Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Liverpool mposht me “MANITA” Atalanta-n dhe blindon kreun

Liverpool ka marrë një fitore mbresëlënëse 5-0 në shtëpinë e Atalanta-s mbrëmjen e sotme dhe ka përforcuar vendin e parë në Grupin D, që tani e kryeson me 9 pikë pas tri ndeshjeve të para.

Protagonistët e ndeshjes së luajtur në Bergamo kanë qenë Diogo Jota, i cili ka realizuar një tregolësh.

Ai është bërë vetëm lojtari i tretë portugez që shënon një tregolësh në Champions League pas Cristiano Ronaldo-s dhe Rui Pedro-s.

Golat e tjerë janë shënuar nga Salah dhe Mane. Ka qenë një gol special për egjiptianin, i cili ka kapur Steven Gerrard si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit në në ndeshjet europiane me 21 gola.

Atalanta ka zbritur në vendin e tretë të grupit, e parakaluar nga Ajax-i që ka fituar 2-1 në fushën e Midtjylland. Holandezët kanë të njëjtin numër pikësh me zikaltrit, por kanë një diferencë më të mirë golash.

Related posts

VIDEO/ Mesi është i pandalshëm, ylli i PSG-së çmend rrjetin me supergolin e shënuar nga distanca

F.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus në kërkim të një sulmuesi, piketon yllin e Napolit…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Prova e madhe e Partizanit, ja si do të rreshtohen sonte të kuqtë ndaj BATE-s

F.autor

Leave a Comment