Futboll Ligue 1

Takimi konsiprativ i PSG, ku mungoi trajneri Emery

Kanali francez ‘Telefoot’ ka zbuluar se futbollistët e skuadrës së PSG, janë takuar të premten e 16 shkurtit, për të kërkuar reagimin e ekipit parisien në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid, e vlefshme për një vend në çerekfinalen e Champions League, në program për 6 marsin e ardhshëm. Një mbledhje kjo e organizuar nga vetë lojtarët e skuadrës kryesuese të Ligue 1, e imponuar nga disfata në “Santiago Bernabeu” në shifrat 3-1. Por, ajo që serviret nga media franceze si e çuditshme, ishte fakti që në këtë takim mungonte trajneri i skuadrës së PSG, spanjolli Unai Emery.

El vestuario del PSG, unido para remontar ante el Real Madrid

Takimi konspirativ u zhvillua në “Camp des Lóges”, aty ku është kampi stërvitor i PSG, dhe sipas asaj që rrëfen ‘Telefoot’ mbledhja është udhëhequr nga dyshja e futbollistëve brazilianë: Thiago Silva dhe Dani Alves, të cilëve u është bashkuar edhe MarquinhosSipas të njëjtit burim, në përfundim u dol në disa konkluzione, mes të cilave u theksua “bashkimi i shenjtë” dhe “solidariteti”, që duhet të mbizotërojnë në ndeshjen e kthimit.

Related posts

HISTORIA E SUPER LOJTARIT/ Adnand Januzaj, fundi i një talenti “të djegur”

Delo.autor

Përveç goleadës në Champions, edhe Lazio ”tërbon” Romën

Sadik.Autor

Ekipi e “tradhtoi”, shikoni reagimin e çmendur të Berishës pas golit të katërt (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment