Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Barazim në “Paqe”. Caicedo dhe VAR shpëtojnë Lazion në Rusi

Lazio ka marrë një barazim të rëndësishëm 1-1 në transfertë kundër Zenit-it.

Bardhekaltrit janë paraqitur në këtë ndeshje me plot 11 mungesa, mes të cilëve Strakosha, Immobile dhe Luis Alberto, por ka arritur gjithsesi të marrë një pikë që e mban të pamposhtur në Grupin F.

Ndeshja është zhbllokuar nga Erokhin në minutën e 32-të. Mesfushori i rusëve ka mposhtur Reina-n pas disa kombinimeve të bukura në zonën e rreptësisë.

Kundërpërgjigja e italianëve ka ardhur tetë minuta para fundit me Caicedo-n, që ka shënuar 23 minuta pas futjes në fushë në vend të Vedat Muriqit.

Rusët kanë arritur të shënojnë në minutën e 93-të me Mostovoy, por goli është anuluar nga VAR për një pozicion jashtë loje.

Related posts

Negociatat drejt fundit, Valencia shumë pranë Hazardit

Sadik.Autor

Franck Ribery drejt largimit nga klubi bavarez

Sadik.Autor

Juventus vihet në kërkim të anësorëve, ‘piketohet’ Darmian i United

Q.Autor

Leave a Comment