Futboll Premier League Sport

DREJTUESVE IU HUMB DURMI ME SOLSKJAER/ Manchester United zgjedh trajnerin e ri për të ardhmen

Ole Gunar Solskajer është shumë afër shkarkimit nga drejtimi i Mançester Junajtidit. Rezultatet negative në kampionat, aty ku skuadra renditet në vendin e 15-të dhe disfata e fundit në Champions ndaj Istanbul Basaksehir, e kanë mbushur kupën.

Tashmë drejtuesit kanë marrë vendimin për të larguar Solskjaerin nga drejtimi i skuadrës dhe aty të emërojnë një trajner tjetër. Junajtid ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Totenhemit, Mauricio Poçetino.

Palët janë në kontakte dhe është argjentinasi trajneri i zgjedhur për drejtimin e skuadrës, por ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, e cila pritet të vijë shumë shpejt.

Mediat britanike shkruajnë se Solskjaer do të shkarkohet shumë shpejt, por kjo do të ndodhë pas ndeshjes me Evertonit në kampionat, e programuar për këtë fundjavë.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Brighton-Arsenal. Rezultati 0-1

Delo.autor

Neymar: Të gjithë e dinë pse kam ardhur te PSG. Tani mendoj vetëm Botërorin

Sadik.Autor

Ligji italian afron Ronaldon tek Juventusi, e konfirojnë edhe bastet…

Isa.Autor

Leave a Comment