Futboll Sport

GJYQTARI MERR VENDIMIN SKANDALOZ/ Mesfushori Nani ndëshkohet me karton të kuq dhe “shpërthen” në lot (VIDEO)

Luis Nani është përballur me një episod aspak të këndshëm në MLS, ku ai luan për skuadrën e Orlando Sitit.

Mesfushori portugez është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 52’, në ndeshjen ndaj skuadrës së Kolumbus. Megjithatë mënyra se si u ndëshkua me karton të kuq ishte me të vërtetë e çuditshme.

Mesfushori fillimisht ndëshkohet me karton të verdhë, për një ndërhyrje të parregullt, ku ai nuk ishte dakord. Më pas gjyqtari shkon e shikon në VAR dhe i jep lojtarit karton të kuq. Një vendim skandaloz sipas pamjeve, ku as Nani nuk ka duruar dot dhe gjatë largimit nga fusha ka shpërthyer në lot.

Related posts

Prokuroria mbyll dosjen e ​trukimeve të Skënderbeut

Q.Autor

TË FTUARIT KANË TURP TA TAKOJNË/ Wanda Nara na i tregon të gjitha, ICARDI e shikon dhe..(FOTO).

Isa.Autor

Argjentina katastrofë, kroatët fantastikë, ja notat dhe lojtari i ndeshjes

Sadik.Autor

Leave a Comment