Futboll Seria A Sport

KAPET ME ISH-MBROJTËSI NE INTERIT PAS NDESHJES/ Allegri “shpërthen”: Nga futbolli ti nuk di asgjë dhe qepe….

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk është gjithmonë aq i qetë sa jemi mësuar ta shohim në konferencat për shtyp, pasi ka raste që numri një i stolit humb durimin dhe me analistët.

Në intervistën e pasndeshjes së barazuar 1-1 ndaj Inter për mikrofonin e “Sky Sport”, tekniku i “Zonjës së Vjetër” humbi durimin ndaj Daniele Adanit. Ish-mbrojtësi i Interit është analist në këtë televizion dhe menjëherë pas sfidës u kap me Allegrin në lidhje mbi të gjitha me eliminimin e Juves nga Champions League.

Allegri nuk i mirëpriti aspak kritikat e tij dhe shpërtheu në sulme personale.

“Jeni të gjithë teoricienë, edhe pse mund të lexosh libra nga futbolli nuk di asgjë. Nuk je bërë kurrë një trajner, je prapa tij, pasi të bësh rolin e trajnerit është komplet diçka tjetër”, – reagoi fillimisht Allegri.

Adani u mundua të replikonte, por trajneri i Juventusit nuk e lejoi duke qenë dhe më i ashpër.

Tani flas unë, pasi po flisni me një trajner që ka fituar 6 kampionate. Flas unë dhe qepe!”. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak opinionistit që iu përgjigj: “Pusho thuaji vëllait tënd. Rinisim me teoritë e basketbollit: pse LeBron James nuk është në play-off, pavarësisht se është lojtari më i fortë?”. Në këtë pikë, Allegri ka hequr kufjet dhe është larguar i nervozuar nga konferenca për shtyp. Pas largimit pati një debat dhe me zëdhënësen e shtypit që e kritikoi për sjelljen, por numri një i stolit iu kthye dhe asaj: “Vendos unë, komandoj unë!.

Related posts

URREJTJA E…/ Tifozi i Partizanit të Beogradit: Uroj që në ndeshjen Tirana-Crvena të rrëzohet në meteor i madh dhe të vrasë të gjithë futbollistë…

Delo.autor

FSHF “ZGJIDH” QESEN/ 4.5 milionë euro shpërblim për heronjtë e Kombëtares

F.autor

Murinjo i fiksuar pas Perisiçit, një shqiptar në mes…

Isa.Autor

Leave a Comment