Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ Lille i prish magjinë Milan në “San Siro”

Milan ka provuar shijen e humbjes për herë të parë në këtë sezon dhe e ka bërë në mënyrën më të keqe.

Kuqezinjtë kanë marrë një leksion futbolli nga Lille në javën e tretë të Europa League, duke u mundur 3-0 në shtëpi dhe duke humbur kreun e Grupit H.

Gjërat kanë filluar të shkojnë keq për vendasit nga minuta e 22-të, kur Romagnoli ka shkaktuar një penallti, që është transformuar nga Yazici.

Mesfushori turk 23-vjeçar ka ndëshkuar dy herë të tjera milanezët në minutat 55 dhe 58.

Goli i dytë ka ardhur dhe falë një gabimi të portierit Donnarumma, ndërsa i treti nga një përgjumje e mbrojtjes që ka harruar të kthehet mbrapa.

Yazici është lojtari i parë që realizon një tregolësh në fushën e Milan-it pas Rivaldo-s në tetorin e vitit 2000, me fanellën e Barcelona-s në Champions League.

Milan ka pësuar tre gola në shtëpi në një ndeshje europiane për herën e parë që nga nëntori i 2011-ës (humbje 2-3 kundër Barcelona-s).

Related posts

E ARDHMJA MBETET MISTER/ Probleme me kërkesat e larta, Barcelona tërhiqet nga ylli i Milanit

Delo.autor

“EURO 2020″/ “Shpërthen” festa në “Wembley”, Shaw ndëshkon Italinë pas 3 minutash lojë (VIDEO)

Delo.autor

ME LEUCEMI AKUTE/ Mihajloviç: Qava dy ditë, i mbyllur në dhomë dhe…

F.autor

Leave a Comment