Futboll Premier League Sport

“MËNYRA SI LUAJMË NE…”/ Firmino është në vështirësi, Salah zbulon problemin

Ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah, ka dalë në mbrojtje të Roberto Firmino-s.

I pyetur në një intervistë me beIN SPORTS se kush duhet të luajë titullar kundër Manchester City-t të dielën mes Diogo Jota-s dhe Firmino-s, Salah refuzoi të jepte një përgjigje.

“Unë nuk mund të vendos për këtë, i takon trajnerit”, ka thënë egjiptiani.

“Por nuk mund të harroj se çfarë i ka dhënë skuadrës Firmino. Nuk mund të thuash që të ulet në stol sepse ka shënuar më pak gola se më parë”.

“Ai i ka dhënë klubit gjithçka. Krijon shumë raste për ne. Mënyra si luajmë ne i ul shanset që ai të shënojë. Ne  kemi luajtur bashkë për katër vitet e fundit dhe është normale të mos shënosh në çdo ndeshje”.

“Ajo që ka rëndësi është se çfarë arrin skuadra dhe unë mendoj se ne e ndihmojmë shumë skuadrën”.

Related posts

AKUZA E KRITIKA/ Ja çfarë bën çdo ditë në orën 07:30 të mëngjesit BALOTELLI

Isa.Autor

ZHANG BLINDON INZANGHI-N/ Por rinovimi nuk është temë aktuale

F.autor

“NUK ISHTE GJË E KEQE PËR NE”/ Lojtari Barçës i gëzohet largimit të CR7

Delo.autor

Leave a Comment