Futboll Seria A Sport

MILAN E MBAN PEZULL/ Inter kërkon t’i “rrëmbejë” në janar titullarin “kuqezinjve”

Sipas raportimeve nga mediat italiane, rinovimi i kontratës së Hakan Çalhanoglusë po bëhet çdo ditë që kalon prioritet kryesor për drejtuesit e Milanit, me pretendentët që po shtohen pas çdo ndeshjeje. Një nga skuadrat e interesuara për mesfushorin gjermano-turk është prej disa kohësh, përveçse Mançester Junajtid, edhe Interi.

Çalhanoglu konsiderohet si lojtari që i mungon skemës së Antonio Kontes në mesfushë, por megjithatë Milani ka besim se do të rinovojë: gazetari italian Nikolo Skira, në profilin e tij “Twitter”, ka siguruar se bisedimet ndodhen në fazë të avancuar. Ish-lojtari i Leverkusenit u ka kërkuar drejtuesve të klubit kuqezi një pagë prej 5 milionë eurosh për të qëndruar në Milano, ndërkohë që krerët e “Djallit” nuk duan të shkojnë përtej 3,5 për zgjatjen e kontratës.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas 15 minutash lojë, Pasalic ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

Kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha europiane, Southampton vendos çmimin për Van Dijk

Q.Autor

MOVIOLA/ Gol i anuluar dhe pozicion jashtë loje i Alvesh, ja të gjitha rastet në Flamurtari-Teuta (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment