Futboll Sport

“SHKONI LUANI…”/ Murinjo i xhindosur me lojtarët: E bëtë në br*kë ndaj Interit, nuk keni b*le…

Zhoze Murinjo humbi sfidën e dytë radhazi përballë Interit, në kampionat dhe së fundmi në Kupën e Italisë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, trajneri portugez ka qenë i xhindosur në dhomat e zhveshjes me lojtarët e Romës, ku ndër të tjera thuhet t’i ketë thënë se zikaltërit i kanë dhënë leksione futbolli, që nëse kanë frikë nga ndeshje të tilla të shkojnë të luajnë në Serinë C dhe që e bënë në… br*kë:

“Dua të di përse duke luajtur me Interin ballë për ballë, në dhjetë minutat e para e bëtë në br*kë. Nuk e di pse ndodh kjo gjë më ju, edhe kundër Milanit, në dhjetë minutat e para e bëtë në brekë, të gjithë pa përjashtim. Dua të di pse në dy vitet e fundit tregoheni të vegjël kundër ekipeve të mëdha.

Nëse dukemi të vegjël edhe arbritrat do na trajtojnë si të vegjël, do ta trajtojnë edhe Romën si të vogël. Inter është një skuadër super, e kishit përballë, duhet të ishit të motivuar ndërsa ju e bëtë në brekë.

Problemi më i madh që mund të ketë një burrë është mungesa e b*leve, e personalitetit. Keni frikë nga ndeshje të tilla? Atëherë shkoni dhe luani në Serie C, aty nuk do të gjeni ekipe të mëdha dhe stadiume plot.”, mësohet t’i ketë thënë Murinjo lojtarëve.

Related posts

GREZDA FITON BESIMIN E REJNXHËRSIT POR JO TË XHERARDIT/ Gllasgou i ndarë në pro e kundër shqiptarit

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Bisedimet kanë nisur për akordin, Andrea Pirlo drejt stolit të…

Delo.autor

Bayerni barazon rezultatin ndaj Monchengladbach

Sadik.Autor

Leave a Comment