Futboll Kategoria Superiore Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Egbo dhe Martini zgjedhin titullarët, mësoni rreshtimet në Tirana-Teuta

Tirana dhe Teuta përballen mes tyre ditën e sotme duke filluar nga ora 13:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Kategorinë Superiore.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, ashtu siç kanë qenë edhe në të kaluarën përballjet mes këtyre dy ekipeve. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, pasi edhe pretendimet e tyre janë të mëdha. Teuta u kthye në një “mace të zezë” për bardheblutë e Egbosë sezonin e kaluara, teksa në 5 ndeshjet e zhvilluara sezonin e kaluar, durrsakët regjistruan 3 fitore 1 humbje dhe 1 barazim.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Pogradecit “Gjorgji Kyçyku”, për shkak të problemit që Tirana, vendase në këtë takim ka me stadiumin “Selman Stërmasi”.

Tirana do të ketë gati për sot Bathën dhe Torasën, që ishin pezulluar nga Komisioni i Disiplinës me 4 ndeshje, por duke parë që e kanë kaluar gjysmën e dënimit, klubi bardheblu ka shlyer me gjobë që ata të ishin me skuadrën sot.

TIRANA: Bekaj, Toli, Vangjeli, Hoxhallari, Vrapi, Najdovksi, Batha, Kobina, Muçi, Danso, Sasraku. Trajner: E. Egbo.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro, Aleksi, E. Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: E. Martini.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Prej dy muajsh në Shkodër, një francez pret të federohet nga Vllaznia

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona po punon për operacionin e trefishtë me vlerë 120 milionë euro

Isa.Autor

RUSI 2018/ Ky është lojtari më i shpifur i Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment