Futboll Seria A Sport

NUK PO GJEN HAPËSIRË TEK “ZIKALTËRIT”/ Duel Klopp-Mourinho për mbrojtësin e Inter…

Vazhdojnë të jenë këmbëngulëse zërat e merkatos rreth Milan Shkriniarit. Në veçanti, nga Anglia, referojnë për një duel të mundshëm veror mes dy klubeve të mëdha të Premier Ligës.

Sipas “Espn”, në fakt, pasi dështoi përpjekja në merkaton e fundit të verës, Totenhemi ka si synim të rikthehet në garë për qendërmbrojtësin sllovak.

Megjithatë, trajneri i “Spërsave” Zhoze Murinjo, admirues i madh i Shkriniarit, duhet të ruhet nga konkurrenca e Liverpulit: pas dëmtimit të rëndë të Van Dajkut, që do e mbajë jashtë fushave për disa muaj, trajneri i të kuqve Jyrgen Klop u kërkoi drejtuesve një zëvendësues, mes të cilëve ndodhet edhe lojtari i Interit.

Related posts

​Vendim i papritur i Realit, shet Benzeman

Delo.autor

“JETËT TONA JANË BOSH PA TY”/ Vanessa dedikim prekës për Kobe Bryant për ditëlindje

Delo.autor

E PABESUESHME/ Olsen: “Dua t’i bëj të gjithë të harrojnë Alisson-in”

Isa.Autor

Leave a Comment