Futboll Seria A Sport

“NDJEVA KAVILJEN TË RROTULLOHEJ”/ Ronaldo tremb Juventusin. “Buletin lufte” te bardhezinjtë

Në minutën e 76-të të ndeshjes me Lacion, te Juventusi papritur të gjithë mbajtën frymën, teksa panë një përplasjeje të ashpër mes Kristiano Ronaldos dhe Luis Albertos, me portugezin që nuk po çohej nga fusha. Menjëherë stafi mjekësor zbarkoi në fushë dhe CR7 dukej qartë se kishte dhimbje të forta: “Ndjeva të më rrotullohej kavilja”, i pëshpëriti futbollisti mjekëve të Juves, të cilët kërkuan menjëherë zëvendësimin e sulmuesit 35-vjeçar.

Ndonëse pas ndeshjes klubi bardhezi u mundua të qetësojë situatën, duke nënvizuar se nuk bëhet fjalë për ndrydhje të rëndë apo frakturë, një përgjigje më e qartë rreth kaviljes së Ronaldos do të mësohet pas ekzaminimeve që ky i fundit do të bëjë nga mjekët e Kombëtares së Portugalisë. Por për Juventusin lajmet e këtij nuk mbarojnë me kaq.

Në infermieri është rikthyer sërish Xhorxho Kielini, por këtë herë nuk ka qenë pulpa e përhershme që e ka ndalur, por muskuli i kofshës së majtë, me 36-vjeçarin që do të vlerësohet në ditët në vazhdim. Ndërkohë, edhe sulmuesi Federiko Kieza ka hasur një problem muskulor, përpara ndeshjes me Lacion, por nuk dihet ende se sa i rëndë është ky shqetësim.

Related posts

LIVE/ Anglia dhe Belgjika e mbyllin në “paqe” pjesën e parë

Isa.Autor

Rivaldo: BARCELONA s’ka nevojë për POGBA, trajneri SIMEONE është më i miri

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Lojtari bëhet “mister 500”, ngjitet në “Olimpin” e Barçës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment