Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Igli Tare godet në merkaton e janarit, Lazio merr mbrojtësin e “Kuqezinjve”…

Tani nuk ka më dyshime, Mateo Muzakio është lojtari më i ri i Lacios. Mbrojtësi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe është zyrtarizuar si lojtari me i ri i bardhekaltërve.

Igli Tare i vë kështu në dispozicion një mbrojtës tjetër trajnerit Inzagi, i cili e kërkonte prej kohësh. Muzakio ka firmosur një kontratë 6 mujore me skuadrën kryeqytetase me mundësi rinovimi për 2 vite të tjera, në rast se lojtari bind me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi 30-vjeçar vjen nga skuadra e Milanit, ku këtë sezon nuk arriti të gjejë dot hapësira dhe për këtë arsye vendosi të largohet.

Related posts

DËMTIMI NË STËRVITJE/ Ylli i Real Madridit humbet finalen ndaj Atalantës

F.autor

SFIDA NDAJ LIVERPOOL PËR CHAMPIONS/ “Kuqezinjtë” niset drejt Anglisë me 3 mungesa, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

I ZHVESHUR THUAJSE TOTALISHT/ Sulmuesi i Premier League bën stërvitjen e veçantë, zhytet në dëborë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment