Futboll Seria A Sport

GATI RIKTHIMI NË SERIE A/ Cesare Prandelli pritet të ulet në stolin e klubit italian

Tani më nuk është çështje ditësh, por çështje orësh që Cesare Prandelli të jetë trajneri më i ri i Fiorentinës.

Pas ecurisë negative të Bepe Jakinit në pankinën “vjollcë”, ku në 5 sfidat e fundit ka arritur të fitojë vetëm 1 dhe duke e renditur skuadrën në vendin e 12, Jakini i ka orët e numëruara në stolin e Fiorentinës.

Ish-trajneri i kombëtares italiane Prandeli është i gatshëm të rikthehet tek stoli i Fiorentinës pas aventurës së tij 5 vjeçare në vitet 2005-2010 si teknik i skuadrës nga Firence.

63-vjeçari ndodhet pa klub pas aventurës së tij të fundit në Serinë A me skuadrën e Xhenoas.

Related posts

Tmerri i Rumbullakut/ Humbje GJAKU dhe 5 qepje, ja sa mungon mbrojtësi i Kukësit

Isa.Autor

ZBULON KAMPIONATIN KU DO TË PUNOJË/ Mourinho lëshon “BOMBËN”: Ja klubi që do të marrë në drejtim

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ 3 pikë ndajnë pesë ekipe për mbijetesën, situata dhe Final Four

F.autor

Leave a Comment