Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Barcelona në krizë financiare, Neymar gati të firmosë marrëveshjen e re

Pak kohë më parë Neymar po mundohej me çdo kusht të largohej nga PSG-ja dhe të kthehej te Barcelona.

Por situata ka ndryshuar plotësisht dhe tashmë duket se braziliani është gati të zgjatë marrëveshjen që ka me klubin francez, e cila përfundon në vitin 2022.

Mediat franceze raportojnë se Neymar e ka kuptuar që do të jetë e vështirë të gjejë një klub tjetër që të plotësojë kërkesat e tij financiare, aq më pak Barcelonën e cila është në telashe të mëdha financiare.

Ndaj ai u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, nëpërmjet përfaqësuesve të tij, se është gati të firmosë një marrëveshje të re afatgjatë.

Braziliani ka bërë të ditur gjithashtu se është i gatshëm të bëjë rolin e “menaxherit” për të ndihmuar klubin të rekrutojë lojtarë të tjerë për të përforcuar radhët e tij në të ardhmen.

Megjithatë, nga PSG nuk i ka ardhur ende asnjë sinjal, pasi ai nuk cilësohet si prioritet për klubin.

Prioriteti është Mbape, i cili është më i rëndësishëm se braziliani sipas klubit dhe kontrata e tij është gjithashtu në mbarim në vitin 2022.

Related posts

“DO MË VRASIN PËR KËTË QË PO TREGOJ”/ Vanda Nara ZBULON si Interi donte t’ia SHISTE Ikardin Juves (FOTO)

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Messi prish marrëdhëniet me presidentin e Barcelonës për shkak të…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANLGIA/ Kërkon shërbimet e Dani Alves klubi gjigant i Premier…

Delo.autor

Leave a Comment