Futboll Seria A Sport

MARRIN FUND POLEMIKAT/ Vendoset përfundimisht për çështjen “Juventus-Napoli”. Ja çfarë ndodh…

Tashmë marrin fund dilemat, Juventusit i jepet fitorja 3-0 në tavolinë për ndeshjen me Napolin.

Gjykata Sportive i kishte dhënë humbjen në tavolinë Napolit ndaj Juventusit, për shkak se nuk u paraqit të zhvillonte ndeshjen ndaj Juventusit më 4 tetor. Shkak për këtë mungesë në ndeshje sipas Napolit, u bënë autoritetet shëndetësore që nuk lejuan skuadrën e Gatuzos të udhëtonte drejt Torinos, për shkak se në ekip kishin rezultuar 2 lojtarë me Koronavirus.

Gjykata Sportive i dha fitoren në tavolinë Juventusit, por Napoli e apeloi çështjen në Gjykatën e Apelit, ku kërkonte që ndeshja të luhej më vonë. Këta të fundit kanë dalë me një njoftim së fundmi, ku është konfirmuar vendimi i marrë nga Gjykata Sportive, për t’i dhënë fitoren në tavolinë Juventusit.

Related posts

OPEROHET CHIESA/ Ja sa kohë do të mungojë sulmuesi i Juventusit. Italia mund të shpresojë…

Delo.autor

Tratativat për Emre Can, Juventus ‘rivalizohet’ edhe nga Manchester City

Q.Autor

HYSAJ KËRKON TË NDRYSHOJË EKIP NË JANAR”/ Flet agjenti i mbrojtësit të Kombëtares: Prioritet i tij është…

Delo.autor

Leave a Comment