Futboll Sport

DËSHIRONTE RIKTHIMIN NË KOMBËTARE/ Vazhdojnë polemikat midis Ibrahimovic dhe trajnerit suedez

Vazhdon pa pushim polemika e Zlatan Ibrahimoviç dhe kombëtares suedeze. Postimi i sulmuesit të Milanit në rrjetin e tij social “Twitter” me fanellën e Suedisë me mbishkrimin “u bë një kohë e gjatë pa u parë”, bëri bujë të madhe në mediat e huaja.

Skuadra skandinave përgatit dy ndeshjet e saj në Ligën e Kombeve, ndaj Francës dhe Kroacisë, të rëndësishme për vazhdimin në këtë ligë. “Më thonë se ka një plan për këtë foto por nuk është e vërtetë.”, u shpreh kështu tekniku i Suedisë Anderson.

Dhe në fakt plani ishte i mirë menduar pasi Ibra pas sfidës ndaj Veronës deklaroi: “ E kam bërë për të irrituar dikë. “ Një debat që vazhdon dhe do të vazhdojë gjatë midis dy protagonistëve Ibra dhe Anderson.

Related posts

SKANDALI/ Italia TRONDITET nga sulmi RACIST, DHUNOHET atletja 22 vjeçare

Sadik.Autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Trajneri: Për Mike Tyson ky është duel i vërtetë, nuk e kupton konceptin “duel-show”

Delo.autor

“ROBOTI” ËSHTË I PANDALSHËM/ Haland barazon rekordin 60-vjeçar

F.autor

Leave a Comment