Futboll Shqipëri Sport

“ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Mbrojtësi Doka: Nuk e prisja një debutim kaq të mirë

Albi Doka, bëri debutimin me fanellën e Kombëtares A, edhe pse në një sfidë miqësore. Mbrojtësi që aktivizohet në Kroaci te skuadra e Goricës, foli pas ndeshje për mikrofonin e RTSH ku u shpreh:

“Jam shumë i lumtur, e kam pasur ëndërr që i vogël, më në fund erdhi dita dhe e kam realizuar ëndrrën. Mezi po prisja të futesha në lojë.

Nuk e prisja, por për mua ishte një debutim super i mirë. Unë përshtatem me skemën, edhe në Kroaci luajmë me 3-5-2 dhe për mua është akoma më mirë. Ashtu siç kemi gjakun bardhe e blu, të tre lojtarët e Tiranës sot, kishim gjakun kuq e zi”, u shpreh Doka.

Related posts

“SHKËLQEJNË 4 FANTASTIKËT”/ Roma e Murinjos bëhet kërcënuese për Serinë A

F.autor

Joshua thotë fjalët që i presin të gjithë: Meçi ndaj Wilder do të zhvillohet këtë vit

Sadik.Autor

Talenti rebel i Schalke drejt Milan?

Sadik.Autor

Leave a Comment