Futboll Sport

MIQËSORE/ Italia triumfon me “POKER” ndaj Estonisë. Mbrëmja e italo-gjermanit Grifo dhe debutimi i milanistit

Italia e Roberto Mancinit, që u desh të qëndronte në shtëpi duke ndjekur miqësoren dhe komunikuar me Viallin, ka mundur me lehtësi Estoninë me rezultatin 4-0!

Kombëtarja katër herë kampione bote e nisi ne dishezë shumë shpejt me golin spektakolar të italo-gjermanit Vincenzo Grifo, në ndeshjen e katërt me të kaltërit.

Një goditje e bukur për sulmuesin e Freiburg. Më pas erdhi edhe goli i Federico Bernardeschit nga jashtë zone, në shtyllën e parë. Pjesa e parë u mbyll 2-0, ndërsa me shumë zëvendësime nisi e dyta, ku sigurisht që Italia vazhdoi të dominonte dhe gjente dhe dy gola të tjerë, këtë herë me dy penallti.

Ishte Grifo që shënoi golin e dytë personal nga 11-të metërshi i fituar nga Gagliardini, ndërsa Orsolini i Bologna-s gjeti edhe golin e katërt, pra pokerin, duke e fituar vetë penalltinë dhe finalizuar po vetë.

Debutim absolut për Davide Calabria, futbollisti i Milanit që u aktivizua në minutën e 79-të.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Giroud zhbllokon shifrat me një “magji”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

LIVE| Superiore: Mbyllet ndeshja Bylis-Apolonia. Rezultati 3-1

Delo.autor

MotoGP/ Aprilia në gjendje kritike, ikjet nuk kanë fund

Sadik.Autor

Leave a Comment