Futboll Seria A Sport

U AFRUA ME BUJË NË VERË/ Drejtuesit të zhgënjyer me paraqitjet e tij, Lazio me vendim të papritur për Muriqin

Vedat Muriqi bëri hapin e madh në merkaton e verës, teksa ndrysoi ekip, duke u larguar nga Fenerbahçe, për të kaluar të skuadra e madhe italiane e Lacios.

Megjithatë fillimi në Serinë A, nuk ka qenë shumë i mirë për sulmuesin e Kosovës, i cili po vuan  të përshtatet. Pikërisht për këtë arsye, sipas asaj që raporton “Transfermarketweb”, drejtuesit janë të zhgënjyer nga paraqitjet e sulmuesit.

Në këtë situatë, drejtuesit mendojnë ta huazojnë diku tjetër në mënyrë që Muriqi të rikthehet përsëri te forma e mirë, për të qenë më pas gati për skuadrën e Inzagit.

Sulmuesi i Kosovës mund të huazohet në një skuadër tjetër italiane në janar dhe më pas të rikthehet përsëri te Lacio në fund të sezonit, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Angli me “6 yje”, ekipi i Sauthgejt nuk përmbahet ndaj Panamasë

Sadik.Autor

FSHF MERR VENDIMIN/ Ja kur nis Superiorja dhe të gjitha kampionatet në Shqipëri…

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ E konfirmon vetë kreu komitetit, Pfizer dhuron vaksina për atletët në prag të Lojërave Olimpike

Delo.autor

Leave a Comment