Futboll Seria A

Milani në telashe, falimenton Yongzhong Li?

Blerja e Milanit nga ana e sipërmarrësit Yongzhong Li është në qendër te investigimeve të të përditshmes italiane “Corriere Della Sera”.

Kjo e përditshme ka zbuluar se kompania Shenzhen Jie Ande, e paraqitur si një garanci për realizimin e këtij transaksioni dhe që ka kuota aksionesh te Zhuhai zhongfu, ishte në borxhe të shumta në momentin e blerjes së klubit italian

Gjithnjë sipas Corriere Della Sera, Shenzhen Jie Ande rezulton se ka një borxh të pashlyer për dy banka të ndryshme në Kinë, ndërkohë që Gjykata e Futian u kishte dhënë urdhër që të kjo kompani të bënte shitje në një ankand në eBay kinez në datën 2 shkurt në mënyrë që të siguronte 60 milionë Euro që do të shërbenin për të shlyer borxhin ndaj këtyre bankave.

Por shitja në ankand u pezullua pasi në kompani erdhi një kreditor i ri. Për më tepër në 8 janar, Banka e Canton kishte kërkuar falimentimin e Jie Ande dhe likuidimin e saj.

‘Ndërsa në Kinë kërkohej nga kreditorët e tij, Li mbylli një nga transaksionet më të kushtueshme në botën e futbollit-shkruan Corriere Della Sera-ku mes aseteve thelbësore të paraqitura për besueshmërinë financiare, ishte dhe kuota prej 11.39% në kompaninë Zhuah Zhongfu që mbahej nëpërmjet Jie Ande’.

Li bleu klubin italian vitin e kaluar rreth 740 milionë euro, duke i dhënë fund erës së Silvio Berlusconi, që qëndroi në krye të Milanit për 30 vite.

Related posts

A do të largohet pas humbjes në finale? Daliç mban në ankth Kroacinë

Isa.Autor

VENDIMI EKSTREM PËR INCIDENTIN/ Ja çfarë rrezikon Partizani nga Disiplina për dhunën ndaj fotografit

Delo.autor

GRANIT XHAKA MUND TË NDËRROJË MJEDIS/ Mesfushori shqiptar kërkohet në Bundesligë

F.autor

Leave a Comment