Futboll Seria A Sport

MOURINHO IA HEDH PAQ/ UEFA nuk e DËNON për festimin e çuditshëm me…

Zhoze Murinjo nuk do të dënohet nga UEFA pas festimit të çuditshëm të tij në fitoren 1-0 të Mançester Junajtid kundër Jang Bojs të martën. Portugezi zgjodhi për të festuar golin e fitores në minutën e 91’ të Maruan Fellainit kundër klubit zviceran, duke kapur një arkë me 10 shishe me pije dhe duke e hedhur në dysheme.

Incidenti krijoi në mënyrë të pashmangshme shumë tituj gazetash dhe mori vëmendjen më të madhe të mediave, por UEFA ka vendosur të mos marrë më tej çështjen dhe të mos dënojë as Murinjon, dhe as “Djajtë e Kuq”.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Murinjo ka bërë një veprim të tillë me një shishe uji. Në nëntor 2016, Mou u pezullua me një ndeshje për goditjen e një arke me pije gjatë një barazimi me Uest Ham në Premier Ligë.

Related posts

PLAS TEK BARDHEZINJTË/ Ylli i JUVES thumbon Allegrin: Unë e meritoj fanellën, por…

Isa.Autor

Hyri në histori/ Mihajlovic kërkon 10 milion euro dëmshpërblim

Isa.Autor

“SI DREQIN NUK ËSHTË KARTON I KUQ”/ Klop SHPËRTHEN pas humbjes me Sitin: Salah mund të MBYLLTE sezonin… (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment