Futboll Sport

EURO 2020/ Hungaria siguron kualifikimin me një përmbysje të “çmendur” ndaj Islandës

Hungaria ka realizuar një mrekulli të vërtetë kundër Islandës dhe ka siguruar një vend në fazën finale të Euro 2020.

Ndeshja e luajtur në Budapest është zhbllokuar nga miqtë në minutën e 11-të me një gol të Sigurdsson, i cili është ndihmuar edhe një nga gabim i portierit.

Ëndrra e nordikëve është shuar në katër minutat e fundit të takimit.

Nego ka barazuar për hungarezët në minutën e 88-të, ndërsa Szoboszlai, objektiv i Milan-it në merkato, ka përmbysur gjithçka në minutën e 92-të me një super gol.

Related posts

Dy tifoze SPECIALE për PARTIZANIN/ Shakohoxha i komplimenton: Besoj se e kanë shijuar…

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Manchester United mposht Fulham dhe ngjiten në vendin e katërt në Premier

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Juventus dhe Bologna nisin negociatat për dy lojtarët…

Isa.Autor

Leave a Comment