Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Juventus dhe Bologna nisin negociatat për dy lojtarët…

Drejtori sportiv Fabio Paratici raportohet se është takuar me homologun e Bologna-s Riccardo Bigon për transferimin e Moise Kean dhe Stefano Sturaro.

Teksa Massimiliano Allegri ka mohuar zërat se Kean do të largohej nga Juventus, italiani i ri nuk është aktivizuar nga trajneri i tij dhe kërkon të shkojë diku ku mund të luajë rregullisht.

Sipas Sky Sport, Paratici është takuar me Bigon së fundmi për të diskutuar transferimin e Kean pasi kuqeblutë janë të interesuar për lojtarin.

Takimi është zhvilluar në Milano dhe mesa duket Juve mund të pranojë të lejojë Kean t’i bashkohet Bologna-s në merkaton e dimrit.

Por është folur edhe për mesfushorin Stefano Sturaro, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë në huazimin te Sporting Lisbon.

Ky nuk ishte takimi i fundit, klubet pritet të takohen përsëri në fund të muajit.

Related posts

SHISHJA “MAGJIKE” E KLOPP/ Konspiracioni që “BEKOI” golin e Firminos (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Casemiro te Inter Miami, firma

F.autor

Këmbëngulja shpërblehet, shkëlqen Armando Sadiku

Q.Autor

Leave a Comment