Futboll La Liga Sport

KËRKON TË DALË NGA KRIZA EKONOMIKE/ Barcelona pasuron arkat me 200 milionë nga… Hollywood-i

Ishte folur në të kaluarën, por tani lajmi duket se po konkretizohet.

Barcelona, për t’i bërë ballë krizës financiare për shkak të emergjencës sanitare, duket se po kërkon të ardhura në sektorë të tjerë dhe po mendon të futet në industrinë e kinematogrëfisë.

Siç ka bërë të ditur gazetari i Cadena Ser, Sike Rodriguez, drejtuesit e Barcelona-s duket se kanë zhvilluar disa takime me disa përfaqësues të Hollywood-it dhe kanë ndërmend të arrijnë një marrëveshje për bashkëpunim me një grup kompanish amerikane.

Shpresa e klubit katalanas është që ta arrijë 200 milionë të ardhura: 100 nga projeket dhe 100 të tjera nga biznesi që do të krijohej.

Për shkak të coronavirus-it arkat blaugrana kanë humbur 14% të të ardhurave dhe për këtë arsye po krijojnë rrugë të reja për të rikuperuar fondet e humbura.

Related posts

FERNANDO TORRES I JEP FUND KARRIERËS/ Ja letra e lamtumirës drejtuar botës së futbollit

F.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Teuta-Flamurtari. Rezultati 1-1

Delo.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Inter kërkon një shkëmbim, ofron mbrojtësin për yllin e Frankfurtit…

Delo.autor

Leave a Comment