Futboll Sport

IRLANDA NË ANKTH/ Browne luan dhe më pas del pozitiv. Tani dridhet edhe Anglia

Hija e Coronavirus-it është futur edhe në grumbullimet e Irlandës dhe Anglisë.

Irlandezët, në fakt, duhet të përballen me infektimin e Alan Browne. Mesfushori i Preston ka rezultuar pozitiv me Covid, por lajmi ka ardhur vetëm pasi ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen e fundit kundër Anglisë, një miqësore e mbyllur 3-0 në favor të luanëve anglezë.

Pikërisht formacioni i Southgate rrezikon të anulojë ndeshjet e ardhshme kundër Belgjikës dhe Islandës. Tani priten të kalojnë 24 orë për të kuptuar nëse do të ketë raste të reja.

Ky ka qenë rasti i dytë pozitiv për Irlandën në harkun e një jave.

Related posts

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Dortmund gradon sulmuesin “besnik” si kapiten

Isa.Autor

“DIVORCI” I ALLEGRIT ME JUVENTUS/ Juventus ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri, situatë e vështirë

Delo.autor

E BUJSHME/ Projektohet e ardhmja e SADIKUT, në JANAR drejt rikthimit te…

Isa.Autor

Leave a Comment