Futboll Sport

ZVICËR-SPANJË/ Xherdan Shaqiri dhe Xhaka startojnë kundër “La Roja-s” (FORMACIONET ZYRTARE)

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë startuar nga fillimi në ndeshjen e Zvicrës kundër Spanjës që është duke u zhvilluar sonte në St Jakob Park të Zvicrës

Zvicra-Spanja do të jetë njëra prej ndeshjeve më interesante sonte në kuadër të Grupit 4 të Ligës A te Kombeve. Zvicra do të kërkojë fitoren si mënyrë të vetme që të mbes ende në Ligën A të Kombeve derisa Spanja për momentin është lidere e Grupit me vetëm një pikë më shumë se Gjermania, e cila luan kundër Ukrainës sonte.

Nga minuta e parë për Zvicrën sonte ka startuar Xherdan Shaqiri kurse shiritin e kapitenit edhe në këtë ndeshje pritet që ta mban, mesfushori i Arsenalit, kosovari Granit Xhaka. Zvicra ka startuar me sistem 4-4-1-1. Në anën tjetër, Spanja, që ka për trajner ish trajnerin e Barcelonës Luis Enrique ka startuar me sistem 4-2-3-1 me Oyarzabal përpara e që pas tij janë të rreshtuar Olmo, Fabian Ruiz dhe Ferran Torres.

Formacionet zyrtare:

Zvicra

Spanja  

Related posts

HUMBI PENALLTINË VENDIMTARE/ Tifozi i gjuan me armë Burak Jilmazit nga…televizori (VIDEO)

F.autor

STATISTIKAT/ Chelsea siguroi finalen e Champions-it, ylli Alonso si babai dhe… gjyshi

Delo.autor

DEKLARATA E RËNDËSISHME/ FSHF: Kërcënohen arbitrat, anulohet ndeshja Kastrioti-Bylis

F.autor

Leave a Comment