Futboll Seria A Sport

THUR ELOZHE PËR ISH-SHOKUN E SKUADRËS/ Lukaku: Sfidon qeverinë dhe meriton respekt

Në një intervistë të dhënë për ESPN, Romelu Lukaku i ka thurur elozhe betejave për fëmijët në nevojë të Marcus Rashford, që në kontrast me politikat e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ka bindur kryeministrin Boris Johnson të rrisë shpenzimet për vaktet falas për fëmijët e varfër gjatë periudhës së pushimeve:

“Ka bërë një gjë shumë të bukur, diçka që meriton respektin e të gjithë Anglisë. Ka sfiduar qeverinë duke kërkuar vakte shkollorë falas gjatë pushimeve, sepse vjen nga ai ambient dhe kur ti vjen nga ai ambient e ke me vete gjithë jetën”, ka thënë sulmuesi belg i Inter-it.

“Flas nga eksperienca ime dhe nuk do që fëmijë të tjerë të përballen me atë realitet. Meriton respekt kudo që shkon për atë që ka bërë. Nuk prisja asgjë më pak nga ai, sepse kërkon gjithmonë të bëjë gjënë e duhur për të gjithë, si në futboll, ashtu edhe në jetë. Meriton shumë respekt”.

Related posts

Kapiteni LEGJENDAR i Juventusi/ Jeta e karriera e Gianluigi Buffon

Sadik.Autor

E BUJSHME/ FIFA ndryshon lojën për spektaklin, ja rregullat e reja në futboll

Delo.autor

KRITIKON TIFOZËT QË I FISHKËLLYER/ ​Ramos: Respektojini personalitetet e futbollit, janë të…

Delo.autor

Leave a Comment