Moto GP Sport

HISTORIKE/ Nga një spanjoll tek një tjetër, Joan Mir shpallet kampion bote në Moto GP

Joan Mir fiton titullin e tij të parë në karrierë në Moto Gp. Vendi i 7-të në Çmimin e Madh të Komunitetit Valencian i mjaftoi 23-vjeçarit spanjoll për të festuar fitimin e  titullit kampion në klasin mbretëror, një titull në kohë pandemie me pilotin e Suzukit që u favorizua gjatë këtij sezoni edhe nga dëmtimi i Marc Marquez që në garën e parë dhe tërheqja e tij nga të gjitha ndalesat e tjera të këtij edicioni.

Në garën e Valencias, Mir për të festuar matematikisht titullin u ndihmua edhe nga vendi i 4-t i shokut të tij të skuadrës Alex Rins dhe nga rrëzimi që në fillim i francezit Fabio Quartararo. Një garë para fundit të sezonit spanjolli i Suzukit u shpall matematikisht kampion i Moto Gp. Përsa i përket garës së Valencias, në cirkuitin e Tormos triumfoi një super Franco Morbidelli i ndjekur nga Miller dhe Pol Espargaro. Vetëm i 12-ti Valentino Rossi ndërkohë që disi më mirë Andrea Dovizioso që u rendit i 8-ti.

Related posts

VDES LEGJENDA MARADONA/ Reagimi PREKËS nga Pele: Një ditë do të godasim një top së bashku në qiell

F.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sasuolo-Juventus. Rezultati 1-3

Delo.autor

Reus rikthehet pas dy vitesh/ Dua të jem protagonist me “pacerat”

Sadik.Autor

Leave a Comment