Futboll Shqipëri Sport

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ De Biasi: Shkova në Europian me një ekip më të dobët se Azerbajxhani

Azerbajxhani i De Biazit është duke kaluar një moment të vështirë në Ligën e Kombeve. Përfaqësuesja e teknikut italian ka arritur të sigurojë vetëm 5 pikë në 5 ndeshjet e zhvilluara rrezikon të zbresë në Ligën D nëse nuk merr një rezultat pozitiv në sfidën e ditës së sotme ndaj Luksemburgut. Vendi i fundit në këtë grup mbahet nga Qipro me 1 pikë më pak se azerët.

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, ka zgjedhur t’i motivojë lojtarët e tij, në një mënyrë aspak të kënaqshme për tifozët shqiptarë. Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, italiani zbuloi se iu ka thënë futbollistëve të tij, se kanë potencial më të madh se Shqipëria, me të cilën ai shkoi në kampionatin Europian në vitin 2016.

Sipas De Biazit, kuqezinjtë ishin skuadër më e dobët se Azerbajxhani aktual. Një deklaratë aspak e hijshme, për një profesionist si Xhani, i cili shkroi historinë me kombëtaren shqiptare duke u shndërruar në një idhull për tifozët kuqezi.

“Ne kemi lojtarë të mirë. Unë i kushtoj vëmendje çdo detaji, që nga ushqimi i lojtarëve e deri te pushimi. Siç e kam thënë nga dita e parë, ne duhet të ndryshojmë mentalitetin. Ia kam shpjeguar se ata kanë potencial. I shpjegova lojtarëve që unë jam kualifikuar në finalet e Kampionatit Europian me një skuadër më të dobët se ata. Këta lojtarë duhet të kenë besim te potenciali i tyre”, deklaroi De Biazi.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Danilo, mesfushori McKennie ndëshkon Geona-n me një parabolë (VIDEO)

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ Pas 10 minutash lojë, sulmuesi Rebic zhbllokon sfidën për “Kuqezinjtë” (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare, Danimarkë-Francë/ Deshamp i qartë: Asnjë nder danezëve

Sadik.Autor

Leave a Comment