Futboll La Liga

Golashënuesit më të mirë në La Liga

Xhiroja e 24-të e La Ligas dhuroi përballje shumë interesante.

Të katër skuadrat e para në renditje shënuan fitoret e radhës, për të mbajtur të pandryshuar pozitat dhe diferencat mes pikëve.

Gjithçka nisi me Barcelonën, që të shtunën fitoi tre pikë shumë të rëndësishme në një fushë të vështirë ndaj Eibarit, me rezultat 0-2, me golat e shënuara nga Luis Suarez dhe Jordi Alba.

Fitore shënuan edhe Valencia në udhëtim te Malaga me rezultat 2:1, dhe Ateltico Madrid që në shtëpi mposhti 2:0 Athletico Bilbaon.

Rezultatet e tri skuadrave lidere, vunë në ‘presion’ edhe Real Madridit, për rezultat pozitivë në përballjen me Real Betisin në udhëtim.

Real Madrid, në një ndeshje dramatike me tetë gola, mposhti 3:5 Real Betisin, me dy gola të shënuara nga Asensio, dhe me nga një të Ramosit, Ronaldos dhe Benzemas.

 

Me këtë gol Ronaldo, ngushtoi diferencën në tetë gola me Messin në renditjen e golashënuesve në La Liga.

Renditjen e golashënuesve e gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/

Related posts

TOPI I ARTË/ Nnjihuni me 10 mungesat e rëndësishme në listën e FIFA-s

Isa.Autor

TIRANA-FLAMURTARI/ Trajneri Mema në sforcon e fundit për mbijetesë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Gjermania bën bilancin: humbësit dhe fituesit e 2 miqësoreve të fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment