Futboll Sport

“PËR MUA KA QENË E VËSHTIRË TË…”/ Thiago Silva: Nuk do të isha kthyer tek Brazili pa ndihmën e tij

Dy ndeshje si titullar dhe po aq fitore.

Brazili buzëqesh dhe e bën edhe Thiago Silva, që është kthyer protagonist me klubin dhe me fanellën e përfaqësuesit me një ëndërr, që të luajë në Kupën e Botës së Katarit.

Ish-ylli i PSG-së ka dashur të falënderojë trajnerin e tij aktual Frank Lampard, që ka  besuar tek ai dhe i ka dhënë një besim të madh.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e mia dhe jo vetëm me kombëtaren, por me Chelsea-n”, ka thënë Thiago Silva.

“Për mua ka qenë e vështirë të kuptoja një kampionat të ndryshëm me një intensitet ndryshe. Por duhet të falënderoj mbi të gjithë Lampard për besimin që më ka dhënë gjithmonë”.

“Nuk do të kisha arritur të kthehesha te Brazili pa këtë mbështetje”.

Related posts

MERKATOJA/ Rey Manaj kërkohet nga Barcelona!

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ 3 ekipe shqiptare në garë, kualifikimi duket e pamundur

Delo.autor

GUARDIOLA NUK IA KURSEN FJALËT E MIRA/ Kush është 20-vjeçari i Manchester City-t që e ka fituar 3 herë titullin

Delo.autor

Leave a Comment