Futboll Seria A Sport

“E ADHUROJ SULMUESIN MORATA SEPSE E MERITON”/ Presidenti i Juventus: Nëse do të duan ta blejnë, duhet ta…

Gjashtë gola dhe dy asiste me fanellën e Juventus-it nga kthimi i tij te bardhezinjtë për Alvaro Morata-n, që ka shkuar në Torino me më shumë eksperiencë në krahasim me aventurën e parë.

Sulmuesi ka fituar një vend në formacionin titullar me Spanjën, duke shënuar edhe në fitoren e thellë të marrë kundër Gjermanisë.

Klubi bardhezi është bindur dhe tani do të kërkojë të arrijë marrëveshjen me Atletico Madrid për ta blerë përfundimisht lojtarin.

Presidenti i Colchoneros, Enrique Cerezo, ka qenë i qartë në lidhje me këtë çështje:

“E adhuroj sepse e meriton, shikoni si lufton për të shënuar. Tani duket se ka gjetur rrugën e duhur. Është një lojtar i Atletico Madrid në huazim për dy vite tek Juventus, që ka një opsion për ta blerë. Nëse do të duan ta blejnë, do të duhet ta paguajnë”.

Related posts

SFIDA MIQËSORE KUNDËR KOMBËTARS/ Trajneri i Kosovës befason me dy debutime, rikthehet Berisha

Delo.autor

BARAZIMI NË DERBIN E ITALISË/ Shikoni si festoi Spalletti me shqiptarët para Juventusit (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Kupa e Shqipërisë: Mbyllet ndeshja Dinamo-Tirana. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment