Futboll Premier League Sport

NUK KA MË DYSHIME/ Guardiola rinovon kontratën, Manchester City përgatit super dhuratat për në janar

Pep Guardiola ka larguar dyshimet mbi të ardhmen e tij dhe ka rinovuar me Manchester City-n deri në vitin 2023.

Klubi anglez duket se është gati tani që ta kënaqë trajnerin spanjoll në merkato. Pjesa më e madhe e objektivave janë në Serinë A, ku nuk është një risi interesimi për Kalidou Koulibaly.

Për mbrojtjen pëlqehet edhe Demiral i Juventus-it, që mund të dorëzohet para një oferte të rëndësishme.

Për sulmin pëlqehet Lautaro Martinez, për të cilin interesohen edhe Barcelona me Bayern Munich.  Sulmuesi i City-t do të rinohet pas lamtumirës së Aguero-s dhe argjentinasi i Inter-it shihet si profili ideal për të nisur projektin e ri.

Goditje nga jashtë, por edhe anglezë: Douglas Luiz dhe Jack Grealish, mesfushorë të Aston Villa-s, ndiqen prej kohësh dhe Citizens mund të hidhen në sulm për dyshen që në janar.

Guardiola rinovon dhe City është gati ta mbushë me dhurata.

Related posts

DËSHIRON TË LARGOHET NGA BARCELONA/ E ardhmja e Coutinho lidhet ngushtë me vendimin klubit…

Delo.autor

BARÇA DHE JUVE E PRESIN/ ISCON nuk e mbajnë NERVAT me TIFOZËT: Çfarë D……?

Isa.Autor

COVID-19/ Shtohen rastet e të prekurve me Koronavirus, në rrezik ndeshja e Champions League në gusht

Delo.autor

Leave a Comment