Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME/ PSG pranon kërkesën e çmendur të mbrojtësit Alaba, por surpriza nuk përjashtohet

Kërkesat e çmendura të David Alaba-s (20 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe 20 milionë në sezon) kanë frikësuar Bayern-in, që ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës së austriakut që skadon në qershor.

Mbrojtësi do të jetë i lirë të arrijë një marrëveshje me një ekip të ri duke filluar nga janari dhe, sipas Kicker, PSG duket se është skuadra në avantazh për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Klubi francez, ndryshe nga Real Madrid, duket se nuk ka probleme të plotësojë kërkesat e Alaba-s. Chelsea (që duket se nuk ka ndërmend t’i ndalë shpenzimet e çmendura në merkato), Manchester City dhe Juventus janë ekipet e tjerë të interesuar, por nuk përjashtohet fundi me surprizë, me futbollistin që mund të vendosë të qëndrojë në Gjermani.

Related posts

ATLETICO-REAL MADRID/ “Los Blancos” dyfishojnë shifrat, shënon Ramos

Delo.autor

BEFASON ME DEKLARATËN/ Legjenda Bergomi: Dumfries edhe më i mirë se Hakimi. Ju shpjegoj pse…

Delo.autor

Tjetër LAJM SHOKUES për Man Unitedin, e REFUZON mbrojtësi më i MIRË NË BOTË

Isa.Autor

Leave a Comment