Basketball Sport

NBA/ Golden State në telashe, ylli Thompson dëmtohet sërish dhe rrezikon sezonin

Pas një muaji do të nisë sezoni 2020-2021 në NBA, por skuadra e Golden State Warriors rrezikon të mos ketë sërish në radhët e saj Klay Thompson, një nga yjet e NBA-së. Lojtari nuk luajti thuajse gjithë sezonin e kaluar si pasojë e një dëmtimi në ligamentet kryq të gjurit të majtë.

Gjithsesi, këtë herë Thompson ka dëmtuar “thembrën e Akilit” dhe ky problem duket shumë serioz. Mediat amerikane konfirmojnë se lojtari do të kryejë orët në vijim një ekzaminim më të detajuar për të mësuar shkallën e dëmtimit, por klubi s’ka bërë me dije ende se sa kohë do të mungojë lojtari.

Një humbje e rëndësishme për Warriors, që këtë sezon synonin të riktheheshin në nivelin e dy viteve më parë, kur duelonin për titullin kampion dhe dominonin në NBA. Ky dëmtim prish disi planet e merkatos, pas tani klubi duhet të gje një përforcim të denjë për Stephen Curry me shokë.

Related posts

U “KURORËZUA” NË KUPËN E ITALISË/ Strakosha çon një tjetër kupë në “shtëpi”, festë me familjen (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus refuzon 90 milionë euro nga klubi anglez për…

Isa.Autor

FESTOI ME GJESTIN E SHËMTUAR KUNDËR ATLETICOS/ Ja vendimi që merr Federata Spanjolle për Gareth Balen

Delo.autor

Leave a Comment