Bundesliga Futboll

Arsenal dërgon skautët në Gjermani për yllin e RB Leipzig

Pas ndeshjes të së shtunës, Timo Werner i Leipzig ka vazhduar edhe në kohën shtesë. Sulmuesi e mori shtruar duke takuar rreth 100 tifozë, ka nënshkruar autografe, buzëqeshte për kamerat e ‘selfiet’.

Me dygolëshin e tij në fitoren 3-1 ndaj Napolit, RB është me një këmbë në 1/8-at e Europa League. Dhe tani ai ka tërhequr sërish vëmendjen e botës së futbollit.

Javën e kaluar gjermania Bild ka folur për interesin e Atletico Madrid, një skaut ishte në stadium në ndeshjen me Augsburg. Tani sipas anglezes Sun, dhe klubi i Premier League, Arsenal, ka dërguar skautët e tij për Werner në tribunën e Napolit.

Ai është shprehur në të kaluarën se përveç kampionatit gjerman, atë e tërheqin edhe Premier League dhe La Liga.

Sun pretendon se Werner nuk ka pranuar një rinovim të kontratës që skadon në 2020. Nëse ai luan një Kupë Bote të mirë, atëherë klubet evropiane do të vendosen në radhë për shërbimet e tij.

Arsenal-Coach Arsène Wenger soll auf Werner stehen

Related posts

“NDËRHYRJE NË FORMACION? SA HERË MË DO QEJFI”/ Presidenti Halili: Nuk ka lindur ai burrë që…

Delo.autor

Wenger: Mourinho të mos ankohet, por të luajë me lojtarët që ka

Q.Autor

Dominojnë miqtë edhe në “Elbasan Arena”, tifozët braktisin kombëtaren (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment