Ndeshjet Live Sport

LIVE/ La Liga: Atletico Madrid-Barcelona. Niset pjesa e dytë, rezultati 1-0

Lionel Messi ka startuar në ndeshjen derbi të javës së 10 në La Liga kundër Atletico Madridit. Barcelona do të synojë një fitore sonte për t’u rikthyer më lartë në tabelë, edhe pse për këtë ka një punë të vështirë kundër Atletico Madridit. Për këtë Ronald Koeman ka startuar me Messi dhe Griezmann  nga minuta e parë e takimit.

Në anën tjetër, Diego Simeone ka një fillim të mirë të këtij kampionati, pasi që është në vendin e dytë me 17 pikë dhe në rast të fitores do të barazohej me Real Sociedadin me 20 pikë, por Atletico ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, aq sa ka edhe Barcelona por që deri me tani ka 11 pikë dhe është në vendin 9.

Atletico në anën tjetër starton sot në sulm me Joao Felix derisa do të mungojë Luis Suarez për shkak se ka dal pozitiv me koronavirus në testet e fundit.

 

LIVE/ Atletico Madrid – Barcelona 1-0

 

Niset pjesa e dytë

***

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 45+2/ Atletico Madrid kalon në avantazh me golin e shënuar nga Yannick Carrasco.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“SFIDA NDAJ MILAN DUHET TË LUHET ME…”/ Klubi i Crvena Zvezdës letër presidentit të Serbisë, ja çfarë kërkojnë…

Delo.autor

FENOMENAL/ RIBERY vendos një REKORD të pabesueshëm në Bundesligë, askush… (FOTO)

Isa.Autor

Matuidi: Ja pse Allegri është një nga më të mirët

Delo.autor

Leave a Comment