Bundesliga Futboll Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Dortmund mposht me “MANITA” Hertha Berlin, Haaland shpallet “Golden Boy”

Erling Haaland e ka nisur ditën e sotme duk e u shpallur Golden Boy, çmimi prestigjioz që jepet nga Tuttosport për futbollistin më të mirë Under 21, dhe e ka mbyllur duke realizuar katër gola në Bundesliga.

Gjiganti norvegjez ka qenë protagonisti absolut i ndeshjes së fituar 5-2 nga Borussia Dortmund kundër Hertha Belrin në javën e tetë të kampionatit gjerman.

Një ndeshje që është zhbllokuar në minutën e 33-të nga vendasit me një gol të bukur të  Cunha-s, autor edhe i golit të dytë të Hertha-s, dhe që është përmbysur në pjesën e dytë nga miqtë me katër gola të Haaland. Goli tjetër i verdhezinjvë është realizuar nga Guerreiro.

Kjo fitore e ka ngjitur Dortmund në vendin e dytë me 18 pikë, vetëm një larg Bayern-it kryesues.

Related posts

INTER I PAFAT/ Shikoni aksionin e bukur, por çfarë goditje Barella… Tranversa i thotë “jo” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Emri i drejtuesit të Juventus tek skandali i pasaportës së Suarez. Nga Universiteti zbulojnë telefonatën

Delo.autor

Gattuso: Ndaj Fiorentinës është ndeshja e fundit e sezonit, dhe duam kualifikimin e drejtpërdrejtë në Europa League (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment