Futboll Kategoria Superiore Sport

DISFATA NDAJ VLLAZNISË NË “LORO BORIÇI”/ Presdenti Halili: Objektivat? Mendoj se është shumë shpejt për…

Tirana u mposht nga Vllaznia ditën e djeshme me rezultatin 3-2, në klasiken e futbollit shqiptar. Presidenti i skuadrës bardheblu është shprehur për mediat se ishte një ndeshje e mirë nga të dyja skuadrat, por Vllaznia u tregua më e kujdesshme dhe ia doli të marrë fitoren në këtë ndeshje. Për sa i përket objektivave të Tiranës, Halili u shpreh se është ende herët të flasë për to.

“Ishte ndeshje e mirë dhe mendoj se fitoi skuadra më e mirë. Vllaznia luajti më mirë, diti ta menaxhojë lojën, megjithëse edhe skuadra jonë mendoj se luajti mirë.

Një ndeshje që u vendos nga një episod në fund dhe me të cilin Vllaznia e fitoi ndeshjen dhe ne dolëm të mundur nga stadiumi.

Objektivat? Mendoj se është shumë shpejt për të folur për objektiva. Çdo ndeshje që ikën pa sukses, është në dëm të skuadrës për objektivat që ka, ndërsa për të folur për gjërat e tjera, jemi shumë shpejt”, u shpreh shkurt Halili.

Related posts

INTER ME PËRFORCIME TË MËDHA/ Sulmi për Champions i Contes, me Lukakun, Cavanin e… Lautaron

Delo.autor

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja i beson treshes së sulmit Lenjani, Broja dhe Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“LEGJEONARËT”/ Broja i pafat, del nga fusha e lojës i dëmtuar në ndeshjen kundër Arsenalit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment