Bundesliga Futboll

Heynckes diskuton integrimin e Tolissos te Bayern Munich

Corentin Tolisso u afrua në radhët e Bayern Munich verën e shkuar, ndërsa Jupp Heynckes ka vendosur që t’i japë dorën gradualisht lojtarit të përfaqësueses franceze. Tekniku i bavarezëve në deklaratën për shtyp para ndeshjes së Champions League kundër Besiktas-it është ndalur edhe te Tolisso, për të cilin u shpreh se nuk është e lehtë të integrohet te Bayern.

“Tolisso? Lojtarët që vijnë te Bayern duhet të përshtaten me mjedisin. Ne kërkojmë shfaqje shumë të mira për lojtarët nëse ata shpresojnë të jenë në rolin e titullarit. Vendi i ndryshëm, gjuhë të ndryshme, futboll të ndryshëm, skema të ndryshme, nuk është e lehtë, por Tolisso është duke bërë mirë dhe me siguri do të bëhet një lojtar i rëndësishëm i skuadrës në të ardhmen”.

Related posts

“GJELAT” I NDERON PAVARD/ Franca merr kreun e Grupit B, zgjohet edhe Holanda

F.autor

Marco Fassone: Milan do t’i nënshtrohet sanksioneve të UEFA-s

Sadik.Autor

DOPIETA E ASANIT NË CHAMPIONSIN E AZISË/ Trajneri i Gwangju: Ai është karta e duhur për të sulmuar

F.autor

Leave a Comment