Futboll Premier League Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kampionët e Anglisë mposhtin Leicester, Jota shkruan historinë

Liverpool ka mundur 3-0 Leicester-in në javën e 9-të të Premier League dhe ka kapuar Tottenham-in në krye të kampionatit anglez me 20 pikë.

Të Kuqtë i kanë siguruar tri pikët që në pjesën e parë, duke siguruar një avantazh të dyfishtë me një autogol të Evans dhe një gol të Jota-s.

Portugezi është bërë lojtari i parë në historinë e Liverpool-it që ka shënuar në katër ndeshjet e para të kampionatit të luajtura në shtëpi.

Goli i tretë i Liverpool-it është realizuar nga Firmino.

Kjo humbje e ka lënë Leicester-in në vendin e katërt me 18 pikë.

Related posts

REALIZOI GOLIN E DYTË SI TITULLAR TEK SOUTHAMPTON/ Broja: I lumtur për golin, por i zhgënjyer nga… (FOTO)

Delo.autor

Konfirmohen oraret e Coppa Italia, Milan – Inter më 27 dhjetor

Delo.autor

“LOKOMOTIVA IA KA KALUAR DHE ZVICRËS, KA MË SHUMË SHQIPTARË”/ Media kroate: Shqipja, gjuha e dytë

Delo.autor

Leave a Comment