Futboll Seria A Sport

ROMA BUZËQESH SËRISH/ Kapiteni i skuadrës shërohet nga COVID-19

Pas buzëqeshjes së rigjetur të skuadrës së Romës duke patur një seri rezultatesh pozitive midis kampionatit dhe Europa Ligës, tani klubi nga kryeqyteti rigjen dhe kapitenin e tyre Edin Xhekon, i cili është shëruar plotësisht nga koronavirusi.

Një lajm i mirë ky për skuadrën verdhekuqe pasi pas këtyre fitoreve do të ketë dhe një plus të madh duke patur në organikë dhe një vlerë të shtuar siç është bomberi boshnjak. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë sulmuesi 34-vjeçar ku në profilin e tij zyrtar në ʺTwitterʺ tregon se është negativizuar:

ʺMë në fund negativ. Mezi po pres të kthehet për tu stërvitur me shokët e skuadrës dhe për ti ndihmuar për luajtur kaq bukur. Para Roma!ʺ, përfundon postimin sulmuesi boshnjak.

Edin Xheko nuk aktivizohet që më 8 nëntor në sfidën ndaj Xhenoas ku verdhekuqtë triumfuan në transfertë 1-3, ndërsa infektimi i tij me COVID-19 rezultoi përpara nisjes së tij për tu grumbulluar me kombëtaren e Bosnjes për sfidën miqësore dhe sfidat e Ligës së Kombeve.

Related posts

LAÇI-FLAMURTARI/ Shtangen kurbinasit, Ardit Hoxhaj rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Cikalleshi zhbllokon sfidën ndaj Bjellorusinë me një “predhë” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Granit Xhaka “mësues” i talentit anglez, tifozët e Arsenalit e “shpallin” kapiten (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment