Aktualitet Kronikë

ISHTE NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Arrestohet në Vlorë 30-vjeçari për trafik droge e pjesëmarrje në organizatë kriminale

Arrestohet nga Policia një 30-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Operacioni u zhvillua nga DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

NJOFTIMI I PLOTE
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana dhe Departamentin e Policisë Kriminale, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

G. K., 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messinas, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Related posts

E RËNDË/ Gjendet i mbytur një i moshuar në liqenin e Pogradecit, trupi i pajetë transportohet drejt morgut

Delo.autor

ME SHPEJTËSI “SKËTERRË” NË ELBASAN-TIRANË/ Përmbyset makina në mes të rrugës, 3 të plagosur (VIDEO)

Delo.autor

E RËNDË LUSHNJE/ Zjarri masiv djeg ullishtet e fshatit, zjarrfikësit në “luftë” me flakët

Delo.autor

Leave a Comment