Kategoria Superiore Shqipëri

Vdekja 40-vjeçarit dhe dy fëmijëve, nis me 1 minutë heshtje ndeshja Vllaznia-Teuta

Ka nisur me një minutë heshtje ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në stadiumin ‘Loro boriçi’ në Shkodër.

Lojtarët e kanë nisur ndeshjen me një minutë heshtje për shkak të aksidentit të rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Velipojë-Shkodër, ku mbetën të vdekur 40-vjeçari Edmond Prela dhe dy fëmijët e tij, djali 9 muajsh dhe vajza 5 vjeçare.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe vajza e madhe e familjes Preka si dhe nëna e tre fëmijëve të cilët gjenden në spital.

Mjekët kanë bërë me dije se vajza 10-vjeçe është në gjendje të rëndë, dhe mbahet në jetë vetëm me aparatura.

Related posts

153 TAKIME JANË LUAJTUR DERI TANI/ Rezultati më i përsëritur është barazimi 2-2, ja statistikat për Tirana-Partizani

Delo.autor

E VEÇANTË/ Një shqiptare shkruan historinë e Real Madridit

Delo.autor

TIRANA-VLLAZNIA/ Egbo e merr seriozisht miqësoren, gati të hedhë më të mirët në fushë

Delo.autor

Leave a Comment