Futboll Sport

DEKLARATA E RËNDË MBI MARADONËN/ Mughini: U arratis nga policia, qesharake të emërtosh stadiumin (VIDEO)

Gazetari dhe tifozi i Juventusit, Giampiero Mughini në mikrofonët e Radio 24 shkon kundër vendimit nga Bashkia e Napolit për të emëruar Stadiumin San Paolo me emrin e Diego Armando Maradona:

“Që kryetari i bashkisë dëshiron ta emërojë stadiumin pas vdekjes së tij është qesharake! De Magistris duhet të fluturojë pak më lart. Nëse nuk qëndron këtu duke bërtitur Diego! Diego! Diego! kalon për një bandit.

Napoli nuk ishte vetëm Maradona, përndryshe ai nuk do të kishte fituar. Pa ata ai nuk do të kishte fituar as një lojë me letra”, vazhdon Mughini duke shtuar dozën. “Maradona iku natën i ndjekur nga policia, u hetua dhe u dënua nga gjyqi sepse nuk kishte paguar miliona taksa. Ai është një njeri i torturuar, ka sportistë të mrekullueshëm që në përgjithësi shkëlqejnë. Diego për fat të keq nuk ishte”.

“Ai vdiq në moshën 60 vjeç, por ishte i thyer, i shkatërruar dhe i dëshpëruar për vite me rradhë. Imazhet e tij të fundit – tha Mughini – janë të tmerrshme nga pikëpamja njerëzore dhe unë e them këtë me emocione. Ai ishte një qenie e zhbërë nga zakonet e tij. Dhe papritmas ne e bëjmë atë një shenjtor? Jo, jo! Ai ishte një atlet i madh, një bir i shekullit, dramatik dhe kontradiktor”.

VIDEO

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Arsenali i bën gati 45 milionë euro për sulmuesin Cristian Pavon

Isa.Autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Nisin përgatitjet, Partizani stërvitet pa dy titullarët. Ja emrat…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Barcelona rihap sfidën, Suarez turpëron Boateng (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment